AKTUALITET, 28 Korrik 2021, 16:52

Shënohet viktima e parë pas një muaji nga COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 30 raste të reja dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit

Shënohet viktima e parë pas një muaji nga COVID-19/ Ministria e


Pas shumë ditësh, koronavirusi ka shkaktuar një viktimë në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë shkruan se nga 3316 testime të kryera në total, janë regjistruar 30 raste të reja me koronavirus.

Përveç të infektuarve, është rritur dhe numri i pacientëve të shtruar në spital që marrin ndihmë mjekësore. Aktualisht të shtruar në Spitalin Infektiv janë 17 persona.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë duke e çuar numrin total në 130,174 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë. Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19. Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Korrik 2021)

Raste të reja ditore   30

Të shëruar në 24 orë  8

Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3316

Testime totale 889,044

Raste pozitive 132,952

Raste të shëruara 130,174

Raste Aktive 321

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 115

Elbasan 45

Kukës 32

Lezhë 32

Vlorë 28

Fier 16

Durrës 16

Shkodër 15

Korçë 10

Berat 8

Gjirokastër 4