AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 20:16

Sasia më e madhe ndonjëherë/ Kapen 1300 kg heroinë me vlerë 140 mln dollarë në Britani

Sasia më e madhe ndonjëherë/ Kapen 1300 kg heroinë me

Kapen afro 1,300 kilogramë heroinë me vlerë mbi 140 milionë dollarë, që ishin fshehur në një kontenier në një anije të ankoruar në Britani. Sipas autoriteteve britanike kjo është sasia më e madhe me këtë drogë të kategorisë A të kapur ndonjëherë në Britani. Droga ishte paketuar si qese me proteinë pluhur, brenda kutive me veshje e peshqirë.