AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 23:09

“Meriton mbështetje”, Arben Malaj i del në krah Ditmir Bushatit: PS ka pasur strukturë për verifikimin e kandidatëve

“Meriton mbështetje”, Arben Malaj i del në krah Ditmir

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar pas deklarateve të Ditmir Bushatit, i cili ishte kundër Partisë Sociasite pas situatës së krijuar në Shkodër. Në një reagim në Facebook, Arben Malaj shkruan se Ditmiri metiron mbështetje publike.

Sipas Malajt, PS ka pasur struktura për verifikimin e figurave që hynin në parti, por pas vitit 2015, kohë që përkon me ardhjen e Ramës në krye, këto struktura u shkatërruan.

“Pas vitit 2005 struktura te rendesishme te PS u shkateruan me vetdije per ta kaluar PS nga nje organizate politike me institucione funksionale per demokraci te brendeshme ne parti te kryetarit si ne qender dhe ne rrethe”, shkruan ish-deputeti.

REAGIMI I PLOTË

Ditmiri meriton mbeshtetje publike jo vetem nga socialiste progresiste. PS ka detyrim moral dhe ligjorevte vet pastrohet nga kriminelet dhe hajdutet. PS I ka pasur strukturat e verifikimit te integritetit te individeve qe promovoheshin per mandate politike ne nivel vendore dhe qendrore. Kete strukture per disa vite e drejtonte Ndre Legisi si nje kolege me integritet te larte. Pas vitit 2005 struktura te rendesishme te PS u shkateruan me vetdije per ta kaluar PS nga nje organizate politike me institucione funksionale per demokraci te brendeshme ne parti te kryetarit si ne qender dhe ne rrethe. Me dhimbje konstatohet se ajo qe ndodh sot me drejtimin e PS permblidhet ne shprehen e mencur te popullit shqiptare se “cfare te mbjellesh do te korresh”. PS duhet te jete partia e njerezve qe e duhen dhe perkushtohen per kete vend dhe jo nje instrument politike abuzive per mjaftistet e babezitur. Angazhimi I Ditmirit duhet te jete nje moment reflektimi I shqiptareve progresiste. Cilesia e partive politike percakton cilesine e qeverisjes se vendit tone, cilesia e qeverisjes percakton cilesine e jetes tone te perditshme.

***

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë, por s’ka mundur të marrë një vendim. PS nuk ka gjetur një emër për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin. Rama ka kërkuar nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të japin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati ka dalë kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Për Ballën, Pjetri ka përgjegjësi personale.