AKTUALITET, 7 Qershor 2021, 21:38

Shpallja e Berishës non-grata/ Fevziu: U befasova! E shpallën non-grata për periudhën pas largimit nga pushteti

Shpallja e Berishës non-grata/ Fevziu: U befasova! E shpallën


Gazetari Blendi Fevziu, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku komentoi shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA.

Fevziu tha se është befasuar nga ky vendim, por se ai nuk lidhet me qeverisjen e Berishës, por me periudhën pas rënies së tij nga pushteti.

"Ka qenë shumë befasuese për mua edhe deklarata edhe motivacioni. Mendoj se Berisha është shpallur non grata jo për vitet që drejtonte Shqipërinë, por për vitet pasi është larguar nga pushteti.

Për këtë kanë ndikuar edhe njerëzit që kanë qenë pro dhe kundër tij brenda partisë. Sali Berisha, u largua në 2013 me një votim jo të vogël, një million njerëz votuan kundër tij.

Ai është njeriu që u asociua me përmbysjen e diktaturës. U bë njeriu që futi Shqipërinë në NATO, hoqi vizat.

Por që prej vitit 2013, problemet që u krijuan për demokracinë dhe zhvillimet e brendshme, që vinin nga ana e PD dhe LSI, i’u faturuan Sali Berishës, nga ata që e urrenin dhe thoshin nuk e lën Bashën të punojë, por edhe nga drejtuesit që për t’i ikur përgjegjësisë, i’a lëshonin përgjegjësinë Berishës. Berisha mori ngarkesën e njeriut që po mbante peng demokracinë.

Mendoj se është shpallur non-grata për periudhën pas largimit të tij", tha Fevziu.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/06/07/blendi-fevziu-zgjedhjet-ne-pd-jane-te-paracaktuara-basha-duhet-te-ishte-dorehequr-e-djathta-eshte-ne-moment-kritik/