TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për mandatin e tretë të Edi Ramës dhe peshën e madhe të pushtetit që mban ai.
"Rama, njeriu më i pushtetshëm që ka patur Shqipëria që nga Enver Hoxha. Shumë i pushtetshëm por me pikëpyetje të madhe, cfarë do të bëjë ky njeri me këtë mandat. Historia ka treguar që pesha e madhe e pushtetit e ka groposur njeriun që e ka mbajtur.
Rama ka lënë të kuptohet që do të qeverisë me PD-në. Por kjo është e pamundur për Bashën. Nëse PD bëhet patericë e PS, për t’i dhënë pak relaks Ramës… Nëse PD kthehet në patericë, brenda një dekade vendi do të ketë një opozitë të re që do t’i përmbysë të dyja forcat politike.
E quaj katastrofë për vendin, një bashkim të tillë", tha Fevziu.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/06/07/blendi-fevziu-zgjedhjet-ne-pd-jane-te-paracaktuara-basha-duhet-te-ishte-dorehequr-e-djathta-eshte-ne-moment-kritik/
https://www.tpz.al/2021/06/07/shpallja-e-berishes-non-grata-fevziu-u-befasova-e-shpallen-non-grata-per-periudhen-pas-largimit-nga-pushteti/