AKTUALITET, 7 Qershor 2021, 21:20

Blendi Fevziu: Në PD kishte entuziazëm gjatë fushatës, sepse po afroheshin biznesmenët...

Blendi Fevziu: Në PD kishte entuziazëm gjatë fushatës, sepse


Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ngjarjet në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë analizës së tij, Fevziu u ndal edhe tek marrëdhëniet që kanë biznesmenët me politikanët, duke deklaruar se ata punojnë me të gjitha partitë, përfshirë edhe opozitën e vendit dhe se në Partinë Demokratike kishte entuziazëm, sepse po fillonin të afroheshin biznesmenët.

"Njerëzit e biznesit mbajnë raporte me të gjithë. Nuk ka biznesmenë që deklarohen pro njërit apo tjetrit.

Jetojnë pranë politikës, me të gjitha krahët e politikës. Përveç rasteve të rralla si Koço Kokëdhima përshembull, që ishte i deklaruar me të majtën.

Biznesmenët kanë punuar me Bërishen, me Ramën, me Bashën.

Edhe brenda PD entuziazmi ishte i madh, që po afrohen biznesmenët për të financuar në fushatë, që ishte një lloj detyrimi", tha Fevziu.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/06/07/blendi-fevziu-zgjedhjet-ne-pd-jane-te-paracaktuara-basha-duhet-te-ishte-dorehequr-e-djathta-eshte-ne-moment-kritik/