TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Premier Liga angleze nuk di të ndalet edhe për pushime dhe tashmë është bërë traditë që një ditë pas Krishtlindjeve ose siç njihet ndryshe “Boxing Day”, të luhen ndeshjet e kampionatit. Kështu, sot janë zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së 19, aty ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë që tashmë njihen në “Boxing Day”.
Karlo Ançeloti ka debutuar në mënyrën më të mirë, duke marrë një fitore në shtëpi përballë Bërnleit. Skuadra e Evertonit ka fituar me rezultatin 1-0 dhe ka qenë Levin ai që ka vendosur në minutën e 80. Ndërkohë, Arteta nuk ka mundur të kthejë Arsenalin te fitoret dhe është ndalë në një barazim 1-1.
Çelsi është befasuar sërish në shtëpi, duke u mundur me rezultatin 0-2 nga Southemptoni e njëkohësisht duke pësuar edhe humbjen e tretë në 4 ndeshjet e fundit në kampionat. Më herët, ka fituar edhe Totenhemi i Murinjos kundër Brajtonit me rezultatin 2-1.
Totenhem – Brajton 2-1
53’ Kejn, 72’ Ali / 37’ Uebster
Aston Villa – Noruiç 1-0
64’ Hurihan
Burnmuth – Arsenal 1-1
35’ Gosling / 64’ Obamejang
Çelsi – Southempton 0-2
31’ Obafemi, 73’ Redmond
Kristal Palas – Uest Ham 2-1
68’ Kujate, 90’ Aju / 57’ Snodgras
Everton – Bërnlei 1-0
80’ Levin
Shefild – Uatford 1-1
36’ Norvud / 27’ Dolofeu