AKTUALITET, 17 Shkurt 2020, 08:53

Rëndohet bilanci, 1700 viktima dhe mbi 70 mijë të infektuar nga Koronavirusi

Rëndohet bilanci, 1700 viktima dhe mbi 70 mijë të infektuar nga


Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish. Numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë arriti në 1,770, njoftoi sot Komisioni i Shëndetit Kombëtar. Vetëm të dielën janë raportuar 100 vdekje nga virusi i rrezikshëm.

Ndërkohë që në mbarë botën siç raporton BBC, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht qëndron në 70,548.

Mbi 2,000 rastet e reja në 24 orët e fundit pasuan tri ditë të rënies së numrit të tyre.

Shumica e rasteve të reja u raportuan në qytetin Wuhan, i cili është edhe qendra e shpërthimit të koronavirusit. Jashtë Kinës, ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende.

Ndërkohë katër persona kane vdekur jashtë Kinës: në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.