TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, kritikoi ashpër kryeministrin e vendit Edi Ramën, ku nënvizoi faktin se ky i fundit në vend që të menaxhonte situatën e fatkeqësisë natyrore, po luan thjesht rolin e propaganduesit.
Mes tjerash, Kraja komentoi zgjedhjen e Arben Ahmetaj në krye të Programit të Rindërimit, për të cilin tha se ky është një veprim tragjik si për demokracinë ashtu edhe për politikën fiskale të vendit tonë.
Pjesë nga intervista:
Si po menaxhohet situata post-termet?
Kraja: 2.8 milionë banorë u kthyen në spektatorë të teatrit monopol të kryeministrit. Qeveria vonon, sepse nuk ka një bilanc për banesat e shembura. Për disa banesa procesverbalet janë të kundërta. Kjo është braktisja e radhës. Emërimi i zotit Ahmetaj në pozicion të dedikuar është sinjali i radhës i tragjedisë demokratike, fiskale që ka mbuluar Shqipërinë. Është tragjik! Kur kërkojmë burra shtet, dhe jo kloun propagande. Ky veprim tregon se Shqipëria është marrë peng. Rama ka kapur dhimbjen kolektive.