AKTUALITET, 19 Mars 2020, 14:22

Koronavirusi/ Greqia jep 800 euro asistencë për të gjithë personat e shkëputur nga puna

Koronavirusi/ Greqia jep 800 euro asistencë për të gjithë


Qeveria greke ditën e sotme pasi në gjithë territorin janë mbyllur bizneset dhe shumica e njerëzve janë shkëputur nga puna, ka njoftuar se do të japë 800 euro asistencë për të gjithë ata qytetarë që kanë lënë punën si shkak i përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë është mësuar se nuk do të jepet as dhurata e Pashkëve, si shkak i situatës që është krijuar nga koronavirusi.

Nga ana tjetër autoritetet vendase kanë marra masa të forta për menaxhimin e situatës së krijuar nga përhapja e këtij virusi vdekjeprurës.