AKTUALITET, 19 Mars 2020, 15:23

Zgjerohet harta me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, konfirmohet rasti i parë edhe në Gostivar

Zgjerohet harta me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, konfirmohet rasti

Në Gostivar të Maqedonisë së Veriut është konfirmuar rasti i parë me Covid-19 në këtë zonë.

Bëhet fjalë për një grua në moshën 40-vjeçare, e cila para dhjetë ditësh është kthyer nga Gjermania.

Pacientja është izoluar në Repartin Infektiv në Gostivar ndërsa do dërgohet në Klinikën Infektive në Shkup, shkruan Alsat.

Po merren masat e duhura për izolim dhe testim të njerëzve me të cilët ka pasur kontakt e infektuara. Deri më tani në Gostivar janë testuar 20 prsona të tjerë, rezultatet e të cilëve ishin negativë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut tashmë shkon në 43.