TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, deklaroi se pensionistët rrezikohen nga COVID-19, për shkak se ende presin në radhë për të marrë pensionet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pampuri i bëri thirrje qeverisë që t’ua dërgojë pensionet të moshuarve në shtëpi, siç propozoi sipas saj, Partia Demokratike.
MESAZHI I PAMPURIT
Thirrja e trishtueshme e pensionistëve sot, duhet të jetë këmbanë alarmi për çdo Qeveri të përgjegjshme. Ato janë shtesa më e rrezikuar nga përhapja e virusit COVID-19.
Partia Demokratike bën thirrje që pa asnjë vonesë të nisë shpërndarja e pagesës së pensionit në shtëpi për çdo pensionist, si dhe furnizimi me ushqime dhe ilaçe të të moshuarve që jetojnë vetëm apo të të pamundurve për shkaqe invaliditeti dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.
Situata kërkon masa dhe veprime të menjëhershme. Në këtë kohe krize, fjalët e bukura të Qeverisë nuk mjaftojnë. Propaganda në kohë krize, nuk ndihmon, por mund të kushtojë jetë.
Media edhe sot ka dokumentuar se realiteti përballë fjalëve të Qeverisë nuk përputhen! ???
https://www.facebook.com/1233619088/videos/10216732530365648/