TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I pranishëm në sesionin e përbashkët OSCE PA, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ka folur për protestën e zhvilluar në Tiranë. Në fjalimin e tij ka renditur një sërë arsyesh që, sipas tij i shtynë shqiptarët të protestojnë.
“Përse protestojnë shqiptarët?
1- Protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe kjo Asamble qëndron mbi këto parime.
2- Protestojnë kundër korrupsionit qeveritar, krimit të organizuar, bashkëpunimit të qeverisë me krimin, për të mbajtur pushtetin. Kjo Asamble bazohet në këto qëndrime.
3- Protestojnë për respektimin e Kushtetutës, pavarësinë e gjyqësorit. Shqipëria ka 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse 2 vjet pa Gjykatë të Lartë. Këtu pranë kam kolegët nga Gjermania dhe Amerika.
Nëse dikush do të luante me Gjykatën Kushtetuese në Gjermani, kjo do të përbënte një shqetësim të madh. Nëse Gjykata e Lartë nuk do të punonte, ky do të ishte një alarm i madh në SHBA. Unë nuk mendoj se duhet të jetë ndryshe në Shqipëri.
4- Shqiptarët protestojnë kundër emigracionit masiv.
5- Shqiptarët kërkojnë një qeveri tranzitore, që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Çështja e fundit. Me kënaqësi dëgjova Z Lajcak, si kryetar i radhës i OSBE. Ai theksoi, kur foli për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhja. Besimi im është se ndryshimi i kufijve, apo loja për shkëmbimin e territoreve, do të rikthejë konfliktet në Ballkan dhe do të zgjojë konfliktet e vjetra”, tha Mediu.