AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 19:01

Mediat greke zbardhin skenarin e transportit të drogës drejt Turqisë, çfarë u tha hetuesve shqiptari i arrestuar

Mediat greke zbardhin skenarin e transportit të drogës drejt



“Protothema” ka zbuluar foton dhe skenarin se si u kap gomonia e dyte, e cila ishte nisur nga Shqiperia per ne Turqi.

“Te dielen peshkataret e zones kane pare nje gomone me dy motorre 350 kuaj fuqi secili dhe prane tij nje person qe notonte ne tentative per te dale ne breg. Menjehere u njoftuar policia e cila mberriti ne vendngjarje dhe shoqeroi personin, qe rezultoi shtetas shqiptar”, shkruajne mediat greke.

Gjate marrjes ne pyetje shqiptari nuk ka pranuar te flase, por hetuesit kane kuptuar se behej fjale per gomonen e dyte qe i iku ndjekjes policore kater dite me pare.

Nga hetimi arriten ne perfundimin se droga mund te ishte fshehur diku ne afersi te Sporadhes.

Mengjesin e sotem, nisen kerkimin deri sa u arrit zbulimi i droges ne ishullin e vogel Piperi.

Ajo qe po hetohet ende, eshte fakti nese kjo sasi eshte sasia e plote qe do te shkembehej me heroine ne Turqi apo nje pjese.