AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 17:26

350 viktima nga sezoni i musonëve në Indi, 64 të vdekur brenda 24 orëve të fundit

350 viktima nga sezoni i musonëve në Indi, 64 të vdekur brenda 24

Si shkak i reshjeve të dendura të shiut në Indi kanë vdekur rreth 120 njerëzm ku mes tyre, 64 viktima janë shënuarvetëm në 24 orët e fundit është raportuar nga autoritet përkatëse.

Shirat monso, të shoqëruar nga stuhi dhe vetëtima, goditën pjesë të mëdha të shteteve Uttar Pradesh dhe Bihar që nga e enjtja e javës së kaluar dhe akoma nuk kanë pushuar. Shirat e vazhdueshëm, kanë shkaktuar rërzimin e pemëve, të shtyllave të energjisë elektrike, si dhe ka rrëzuar çatitë e shtëpive.

Zyrtarët në Departamentin e Menaxhimit të Fatkeqësive në Uttar Pradesh thanë se 49 njerëz të tjerë u vranë si shkak i shiut, përveç 64 vdekjeve të raportuara që nga e enjtja.

“Situata është e rëndë në rrethet lindore, pa hequr dorë nga shirat. Vdekjet ishin për shkak të përplasjeve të shtëpive, rrufetë, përmbytjet dhe kafshimet e gjarprit”, tha Ashutosh, një zyrtar që përdor vetëm një emër.

Shirat përmbytën shtëpi dhe spitale, duke prishur jetën e mijëra njerëzve në vend. Zyra e motit ka parashikuar se reshje shiu do të vazhdojë të ketë edhe ditën e sotme.

Shirat e furishëm, ndryshe sezoni i musonvë në Indi kanë nisur që prej qershorit dhe përfundojnë në mujain tetor.

Por gjatë këtyre muajve pasojat dhe dëmet në njerëz janë goxha të mëdha, ku nga qershori e deri më tani llogariten që të jenë të paktën 350 viktima.