AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 16:33

Po kalonte pranë hekurudhës, treni përplas për vdekje 61-vjeçaren

Po kalonte pranë hekurudhës, treni përplas për vdekje

Një 61-vjeçare është përplasur për vdekje mesditën e sotme në Pejë të Kosovës. Policia thekson se viktima është përplasur nga treni i linjës Lutogllavë- Pejë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 30.09.2019 rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një këmbësore dhe trenit të udhëtareve. Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. e lindur (1958).”, thuhet në komunikatën e policisë.