AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 17:42

VIDEO/ Berisha: 'Ndal terrorit të Ramës dhe bandave të tij ndaj bizneseve në Radhimë dhe Orikum'

VIDEO/ Berisha: 'Ndal terrorit të Ramës dhe bandave të tij

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Radhimës.

Një biznesmen me fëmijën në krah i doli përpara fadromës që do të prishë lokalin pa leje buzë detit.Ata akuzojnë për selektivitet dhe thonë se nuk janë njohur me projektin.

"Më mirë të jem i vdekur familjarisht me fëmijët e mi", është shprehur.

"Na kanë terrorizuar me mjete dhe polici, jemi në punën tonë, e kemi blerë”, shprehen biznesmenët.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili kërkon ndaljen e terrorit ndaj bizneseve në Radhimë dhe në Orikum.

“Ndal terrorit të Edvin Mafisë dhe bandave të tij ndaj bizneseve në Radhime dhe Orikum”, shkruan ish kryeministri Berisha në postimin e tij.