TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua 66-vjeçare nga Malisheva është viktima e gjashtë në Kosovë nga koronavirusi.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilës e ndjera ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqërisë. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ndërkaq, të mërkurën gjatë ditës janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me coronavirus, duke çuar në 184 numri i të infektuarve në Kosovë.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1629370767220504&id=597689407055317