AKTUALITET, 16 Prill 2019, 12:58

Grabitja në Rinas, flet Cen Murataj: Që prej 2017-ës ishim nën survejim, vëllai ynë Aleksandri u mbajt peng nga shteti për Admirin

Grabitja në Rinas, flet Cen Murataj: Që prej 2017-ës ishim


Një javë pas grabitjes spektakolare në Rinas, ku humbi jetën Admir Murataj, flet i vëllai, Cen Murataj.

Në një prononcim për mediat, nga shtëpia e tij, Murataj tha se që prej vitit 2017 policia i ka mbajtur nën vëzhgim. Murataj akuzoi prokurorinë se po mban peng vëllain tjetër të tyre, Aleksandër Murataj.

“Kam qenë në dijeni në dosjes. S’kam parë kurrë një akuzë. Në 14 shkurt 2017 më erdhën për kërkim në shtëpi. Se imagjinoj dot as vetë, si mund të krahasohet e atëhershmja me të tashmen.

E shohim një vëlla. Gjithë njerëzit flasin për të. E hodhën e bënë, kam qenë transparent me policinë. Nëse mendoni se puna ime ka lidhje me grabitjen. Kam shkuar në polici dhe kam dhënë sqarime. Një muaj më pas u arrestua edhe vëllai tjetër.

Kjo vilë është shkaku është i arrestimit. Kërkova sqarim nga prokurorët dhe hetimi ka ngelur peng. E mbajtën Adin peng. Ai është peng për Adin, u mbajt peng 2 vite për Adin. Ishalla bëhet drejtësi. Kam kundërshtuar në formën më familjare se ai s’duhet të pranonte gjykim të shkurtuar,”- tregoi Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt.

Pjesë nga intervista me gazetaret:

Qarkullojnë shumë lajme, a kishit dijeni mbi aktivitetin e tij? Çfarë bënte ai në Greqi dhe Shqipëri

Një informacion që kisha unë, kur morëm rrugën e emigracionit të gjithë, i thosha si ka mundësi që je kap punëtor se unë nuk e bëja dot punën e tij, iku nga mësues, mori nusen dhe iku në Greqi, e kam gjet në Greqi një shtëpi të zbuluar dhe pikte natën çatia, i thosha vëlla ik nëpër Europë.

Admir Murati të jeni të bindur të Zoti ka filluar punën e tij në Greqi, murator, punë që unë nuk e bëj. Ngaqë ishte shumë profesionist mori një supermarket për mirëmbajtje, pastaj ndërrime, se si erdhi çekuilibrimi unë kam qenë në Belgjikë, dhe nuk di detaje, por ai ka qenë zemër, shpirti, guximin.

Ai ka qenë i hetuar për grabitje banke në Greqi, kur e mësuat këtë?

Çekuilibrimin e tij familja e kam mësuar në 2014, ishte momenti që erdhi nga Greqia, më tha shumë drejtë, vëllacko Greqia për mua ka marrë fund, është bastarduar, turpëruar te autoritetet greke, 15 ditë hetim ka ra 16 kg në peshë, familjarët nuk e kanë njohur si njeri.

Hetimet në Greqi kanë qenë gjithmonë i akuzuar, aty ka filluar historia, erdhi në Shqipëri ka pas jetë familjare tepër normale, korrekt, pa asnjë problem.

Çfarë identitetesh përdorte Admir Murajat, pasi kanë dalë plotë emra?

Unë mund ti kem kaluar mbi 20 identitete, për të marrë asistencë në Evropë, sot ilir, Hasan, Skënderbeu, pastaj Gjergj Kastrioti, kanë qenë motive përfitimi.

Keni marrë ndonjë informacion se çfarë ka ndodhur?

Jo deri në këto momente ajo që më ka shqetësuar, ka qenë TV Klan me Opinon, me informacione nga Greqia që Admir Murataj ka ngel i vrare, por kur jepte moshën 25-30 vjeçare thosha që nuk është i vërtetë. Në 6 të mëngjesit shkuam në polici, kanë shoqëruar nusen e tij 4-5 orë. Nëse doni identifikim, nuk ka nevojë ADN dhe prova, se unë vëllain tim e njoh.

Dy vjet më parë e keni takuar Adin, në këto dy vjet që ka qenë në kërkim, keni pasur bisedë telefonike a mesazhe, ku rrinte ai, kush kujdesej?

Adi ka qenë hije për ne. Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, Nga 2015 e pas ishte thjesht emër kur e dëgjonim në televizion apo lajme dhe ditët që iknim në gjykatë, ndërkohë që për të tjerat asnjë lëvizje, asnjë telefonat, kontakte, asgjë.

Po dy vjet ku ka qëndruar?

Këtë ta kthjellojë më mirë policia./Ora News