TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tashmë ka ardhur edhe miratimi nga Ministria e Shëndetësisë; kampionati shqiptar rikthehet më 3 qershor.
Prej kohësh, FSHF kishte vendosur 3 qershorin për rifillimin e Kategorisë Superiore, teksa tashmë ka ardhur edhe miratimi nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kjo e fundit ka firmosur sot urdhrin e aktiviteteve të lejuara në këtë fazë të pandemisë duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit pa tifozë.
Tashmë është vendosur përfundimisht dhe kampionati rinis më 3 qershor, për t’i shkuar deri në fund dhe për tu dhënë të gjitha verdiktet në fushën e lojës.