LIFESTYLE, 21 Nëntor 2019, 12:43

Me kapuç dhe duke folur në telefon, mikesha e ngushtë hap arkivat, publikon fotot kur Armina Mevlani ishte 15-vjeçe


Blogerja e njohur Armina Mevlani është një ndër personazhet më të përfolura në median rozë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku poston shumë foto dhe video nga jeta e saj.

Në lidhje prej shumë vitesh me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin Armina shfaqet shumë e lumtur dhe këto ndjenja i tregon herë pas here në postimet që ajo bën në rrjetet sociale.

Por sëfundmi ajo, ose më saktë shoqja e saj e ngushtë Borana Baci ka hapur arkivat dhe ka publikuar disa foto ku shfaqet sëbashku me Arminën. E këto foto i ka rispostuar edhe vetë blogerja në llogarinë e saj të Instagramit.

Në foto edhe pse e vogël, Armina duket se ka ruajtur po të njëjtat tipare.