LIFESTYLE, 20 Nëntor 2019, 18:00

Dua Lipa, e para shqiptare në revistën ‘Beat’ (Foto)

Dua Lipa, e para shqiptare në revistën ‘Beat’ (Foto)
Dua Lipa është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës dhe njëkohësisht e kërkuar edhe nga brendet e njohura. Këngëtaren shqiptare e shohim shumë shpesh edhe në kopertinat e revistave të njohura, e së fundi ajo pozoi për revistën “Beat”. E veshur me një bluzë të bardhë, mbishkrimi i së cilës ishte “A e kam vëmendjen tuaj?”, Dua dukej shumë tërheqëse. Kujtojmë se Dua Lipa aktualisht po shijon suksesin e këngës “Don’t Start Now”.