AKTUALITET, 13 Prill 2020, 15:33

Aksident me vdekje në Lushnjë

Aksident me vdekje në Lushnjë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje.

Një mjet tip "Golf" ka goditur një person, i cili udhëtonte me biçikletë, duke sjellë për pasojë humbjen e jetës së këtij të fundit.

Edhe pse i aksidentuari u dërgua menjëherë në spitalin e Lushnjës nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra, të cilat i kanë kushtuar jetën.