AKTUALITET, 3 Janar 2020, 09:46

“Më doni ose më urreni”, mesazhet e koduara të 55 vjeçarit që vrau vajzën dhe dhëndrin

“Më doni ose më urreni”, mesazhet e koduara të 55


Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në Australi, ku babai vrau vajzën e tij dhe dhëndrin dhe më pas qëlloi dhe veten, duke u plagosur rëndë.

Autori ende nuk është marrë në pyetje nga Policia, pasi ndodhet në gjendje të kritike, por janë mësuar detaje nga kjo ngjarje.

Mediat në vend bëjnë me dije se çifti po festonte përvjetorin e parë të martesës së tyre, por sërish motivi që shtyu 55-vjeçarin drejt krimit ende nuk është bërë me dije. Osman Shaptafaj në Facebook, ka postuar në kohë të ndryshme disa mesazhe të koduara, të cilët mund të zbërthejnë dhe motivet e krimit.

Në një fotografi e Shaptafaj, ka një imazhin e një deleje të zezë të vetme midis një tufë delesh të bardha. Një foto tjetër është shoqëruar me fjalët: “Më doni ose më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni do të jem gjithmonë në zemrën tuaj.

Nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendjen tuaj”. Ndërkohë në një postim tjetër shkruan: “Jeta e pyeti vdekjen – pse njerëzit më duan mua, kurse ty të urrejnë?” Vdekja u përgjigj, “sepse ti je një gënjeshtër e bukur dhe unë jam një e vërtetë e dhimbshme”.

Të gjitha lëvizjet e tij para krimit po studiohen nga autoritetet, por sërish nuk ka një pistë të qartë hetimi.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e datës 31 dhjetor në Melbourne të Australisë, ku një çift i ri shqiptarësh është vrarë me armë zjarri nga babai i vajzës.

Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar për vdekje para shtëpisë së tyre. Pas aktit të rëndë, Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste veten.