AKTUALITET, 3 Janar 2020, 09:18

FOTO/ Babai që vrau vajzën dhe dhëndrin në gjendje kritike, mediat zbulojnë detaje. Kush ishte Vetoni?


Policia e Victoria në Melbourne po pret të marrë në pyetje babanë e Lindita Musai, vajzës e cila u qëllua për vdekje pranë burrit të saj Veton Musai në verandën e shtëpisë së tyre rreth orës 10:30 të mëngjesit të 31 dhjetorit.

Veton Musai, i cili ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, është djali i ish-kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980.

Lindita Musai ishte gjithashtu anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit.

Babai i Veton Musait, Alili, ka qenë presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke u mundësuar më pas atyre kthimin e tyre në shtëpi përmes ministrit të atëhershëm të imigracionit Philip Ruddock.

Autori, Osman Shaptafaj ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi ai qëlloi veten pas krimit. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, teksa gjendja e tij shëndetësore ka penguar efektivët e policisë që ta marrin në pyetje.

Policia ka kontrolluar në shtëpinë e tij dhe ka folur me fqinjët, detaje këto që pritet të hedhin dritë mbi motivin e krimit.