AKTUALITET, 2 Janar 2020, 22:54

Partizani arrin akordin me trajnerin e ri, rikthen italianin që e drejtoi tre vite më parë

Partizani arrin akordin me trajnerin e ri, rikthen italianin që e drejtoi

Adolfo Sormani do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Drejtuesit e klubit kampions kanë arritur akordin me trajnerin italian duke e rikthyer në drejtimin e të kuqve.

Në aventurën e tij të fundit, ai drejtoi klubin danez të Velje, me të cilin u ngjit në Superligë duke dalë kampion.

Kujtojmë që Sormani ka pasur një aventurë pozitive me Partizanin në Europë, duke eliminuar Ferencvaroshin në Champions e më pas duke u eliminuar nga Salburgu. Në Ligën e Europës të kuqtë ishin të pafat për shkak se përballë kishin rusët e Krasnodar duke u eliminuar.