AKTUALITET, 2 Janar 2020, 23:25

Liverpuli nuk e ndal momentin e jashtëzakonshëm, merr fitoren e radhës dhe “vret” kampionatin para kohe

Liverpuli nuk e ndal momentin e jashtëzakonshëm, merr fitoren e

Liverpuli po dominon futbollin anglez dhe duket se titulli kampion këtë sezon ëhstë vetëm çështje kohësh. Të besuarit e Klop nuk njohin asnjë humbje këtë sezon dhe sot e kanë nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë, duke mundur Shefildin me rezultatin 2-0. Që në minutën e 4 ishte Salah ai që shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij.

Në pjesën e dytë ishte radha e Manes për të shënuar golin e dytë pasi u shërbye në zonë nga Salah. Kjo fitore e shkëput edhe më shumë në krye të tabelës skuadrën e Liverpulit, duke qenë tashmë në kuotën e 58 pikëve. Në 20 ndeshje të luajtura, Liverpuli numëron plot 19 fitore dhe vetëm një barazim kundër Mançester Junajtid.

Skuadra e Klop numëron pas 20 javësh plot 13 pikë më shumë se Leisteri i vendit të dytë dhe 14 më shumë se Mançester Siti. Sezonin e shkuar, Liverpuli e mbylli në kuotën e 97 pikëve, por nuk arriti të fitonte titullin kampion pasi skuadra e Mançester Sitit kishte vetëm një pikë më shumë. Megjithatë, Liverpuli festoi në fund me trofeun e Ligës së Kampionëve.

Liverpul – Shefild 2-0

4’ Salah, 64’ Mane