TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Era Rusi ka shprehur ambicien për të drejtuar emisionin e Arbana Osmanit, ‘Dua të të bëj të lumtur’, ndërsa tha se është personi që do “zbuste” Renato Mekollin.
E zëmë se ti ke në dorë të zëvendësosh ose t’ja marrësh emisionin dikujt, kë do zgjidhje?
Era Rusi: T’i marr emisionin dikujt nuk do doja, ta zëvendësoja jo, por ndoshta për sa kohë është shtatzanë Arbana pse jo, të isha në emisionin e saj, sepse është shumë human, më pëlqen.
Ervin Kurti: Po, por deri në dhjetor e ke lejen se në janar do vijë ta prezantojë vetë.
Era Rusi: Cfarë thua? Po mirë deri atëherë kam ngel shtatzënë vetë. Kurse për nevojë mendoj që shef Renato më ka më shumë nevojë për mua ta zbus një cikë se është shumë i egër. Me këtë rast mësoj të gatuaj edhe ndonjë gjë specifike se për të gatuar di.
Ervin Kurti: O Era kujdes se mos egërsohesh ti pastaj
Era Rusi: Jo mo jo, e mira e tërheq të keqen.
Këngëtarja ende nuk e ka gjetur “princin e kaltër”, e për këtë arsye ra pre e ngacmimeve të moderatorëve Ervin Kurti dhe Fjoralba Ponari. Fillimisht ishte Fjoralba ajo që e pyeti këngëtaren, se babai i saj është më i lumtur kur ajo i prezanton një klip të ri apo një të dashur të ri.
Këngëtarja u përgjigj se, natyrisht kur i prezanton një klip të ri.
Ndërsa pyetjes së Ervinit, tek ‘E diell’, a ka qarë për meshkujt sepse s’kanë pasur para apo s’e e kanë tradhtuar. Era pohoi këtë të dytën.