LIFESTYLE, 19 Korrik 2020, 13:34

Si rrallëherë Arbana Osmani publikon FOTO ku tregon barkun e rrumbullakosur

Si rrallëherë Arbana Osmani publikon FOTO ku tregon barkun e

Lajmi se Arbana Osmani është shtatzënë i ka gëzuar pafund fansat e saj dhe publikun që e ndjek prej vitesh. Ishte Arbana që e dha lajmin më 7 maj, në ditëlindjen e saj dhe të partnerit, Eduartit. Dhe që prej ditës kur moderatorja ndau lajmin me ndjekëist e saj të gjithë janë kurioz të shohin barkun e saj të rrumbullakosur. Por  moderatorja ka treguar se i pëlqen të jetë sa më e rezervuar lidhur me shtatzëninë e saj, por sot na dhuroi një foto shumë të ëmbël. Si rrallëherë, Arbana është shfaqur me barkun e rrumbullakosur teksa gatuan këtë të dielë për familjarët. Ajo ka vendosur dorën tek barku i saj, teksa shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër. Këto janë javët e fundit të shtatzënisë për moderatoren pasi pak kohë më parë ajo tha se verën do e kalojë në maternitet, duke lënë të kuptohet se bebushi mund të vijë në jetë këtë verë.
 
View this post on Instagram
 

Sunday Funday Fishday

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on