LIFESTYLE, 19 Korrik 2020, 11:35

Ilda Beljeri shkëput kontratën me ‘Top Channel’, ja televizioni i ri ku do ta shohim


Pas tre muajsh shkëputje, emisioni “Procesi sportiv” u rikthye në ekran, mirëpo pa Ilda Bejlerin. Krah Edi Manushit u shfaqën vetëm Alesia Bami dhe analistët historikë të emisionit.

Ende nuk dihet se çfarë fshihet pas largimit të saj të befasishëm, por në media po përflitet se Ildën do e shohim në një tjetër televizion. Sipas “Gazetës Shqiptare”, moderatorja e ka shkëputur kontratën dhe është në tentativa për të qenë në një tjetër kanal, te “Abc News”.