TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë në maj të vitit 2019. Ish-Miss Shqipëria solli në jetë një djalë, Efehan, i cili duket se iu ka ndryshuar jetën përgjithmonë.
Almeda së fundmi ka vendosur që të realizojë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, duke iu kthyer përgjigje në “Instastory”. Mes pyetjeve të shumta ishte dhe ajo nëse Efehani di ndonjë fjalë shqip.
Abazi ka treguar se i biri flet shqip, ai thotë fjalën “nona” për gjyshen e tij. “Po, nonaaa, kështu e thërret mamin tim”, ka shkruar Almeda.
Kujtojmë që Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayışman, janë ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të shoWbiz-it.
Së fundi, mediat turke kanë shkruar për një dhuratë luksoze që aktori i ka bërë bukuroshes shqiptare. “Një blerje të fuqishme” e quajnë mediat makinën e shtrenjtë që Tolga i ka bërë bashkëshortes së tij.