TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Covid-19 vijon të prekë institucionet në vend. Ditën e sotme është mbyllur gjykata e Apelit në Vlorë.
Shkak për mbylljen është bërë pasi është konfirmuar pozitiv me koronavirus një punonjës në këtë institucion.
Abc News raporton se pritet përgjigje e testit edhe për tre punonjës të tjerë të dyshuar në gjykatën e Apelit.
Gjykata pritet të qëndrojë e mbyllur deri në datën 31 gusht.
Po ashtu, është mbyllur edhe një pjesë e institucionit të AKU në Vlorë. Kati i dytë i AKU është mbyllur për shkak të rasteve të konfirmuar me Covid -19.
Numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 vijon të jetë i lartë në vend.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje 120 raste të reja dhe tre humbje jete në dy spitalet Covid.