TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në Vlorë, duke i dërguar formularin katër të dënuarve për trafik narkotikësh.
Bëhet fjalë për Julian Toro, Viktor Shoraj (alias Robert Toro), Dino Abazi dhe Daniel Nikaj. Shoraj ndërkohë është dënuar nga drejtësia italiane.
Këta persona, duhet të përgjigjen brenda 48 orëve pyetjeve në formularin e dërguar nga OFL. Më pas përgjigjet do t’i dërgohen SPAK, e cila do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
OFL, 17 gusht
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
• J. T., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• V. Sh. alias R. T., banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
• D. A., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e substancave narkotike”;
• D. N., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.