TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili me anë të një statusi të publikuar në rrjetet sociale ka ironizuar Ministrin e Diasporës Pandeli Majkon në lidhje me zgjidhjen e krizës në Kakavijë.
Me tone të thella ironie, Vasili ka shkruar që nga sot e tutje Pandeli Majko është emëruar ministër i falenderimeve .
"Inekzistent në këto ditë dramatike ai u shfaq sot ashtu me humor të shplarë si përherë dhe falenderoi dynjanë qeveritare edhe Kryepeshkopin Janullatos në fund sigurisht, sepse të parët janë ata që s'bëjnë asgjë", shkruan ndër të tjera nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Postimi i plotë:
‘Janullatosi punonte, ndersa Pandi bente Ëhh...! Lehtësimi i krizës vëllezërve e motrave tona të bllokuar në kufi ishte një lajm, që çliroi nga ankthi jo vetëm ata që po e vuanin për ditë të tëra mes të nxehtit por edhe mijëra familjare e të afërt të tyre anë e mbanë vendit.
Është tashmë shumë e qartë se ndërhyrja e Kryepeshkopit Janullatos ishte vendimtare dhe përcaktuese.
Komedi me vete është si gjithmonë Ministri i Diasporës Majko. Inekzistent në këto ditë dramatike ai u shfaq sot ashtu me humor të shplarë si përherë dhe falenderoi dynjanë qeveritare edhe Kryepeshkopin Janullatos në fund sigurisht, sepse të parët janë ata që s'bëjnë asgjë. Është e qartë: Janullatosi punonte ndërsa Pandi bënte Ëhh. Faleminderit Pandi që e falenderove.
Nga sot Pandi është emëruar : MINISTRI I FALENDERIMEVE
P.S.Pandi nga emocioni edhe emrin ja shkruan gabim Z.Janullatos nga Anastas në Anasatas.