AKTUALITET, 17 Gusht 2020, 13:22

Ushtria amerikane sulmon forcat e Asadit në Siri


Dy helikopterë të forcave ajrore amerikane sulmuan pak më parë një pikë kontrolli të ushtrisë së Presidentit Asad në Siri.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, nga sulmi pati një të vrārë dhe një të plāgosur nga ushtria siriane.

Mësohet se ngjarja erdhi pasi më herët, pika e kontrollit në veri të Sirisë nuk kishte lejuar kalimin e një patrulle amerikane në zonë.

Ushtar i ushtrisë së Asadit, i plāgosur nga sulmi

Pas përplasjes verbale, disa minuta më vonë në zonë erdhën dy helikopterët që qëlluan me raketa ndaj pikës së kontrollit.

Ushtria amerikane patrullon në pjesën veri-lindore të Sirisë duke mbështetur forcat kurdët në rajon.

Në të njëjtin territor patrullojnë sëbashku edhe forca turke dhe ato ruse./Abc News