TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koço Kokëdhima, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në “Tv T”, ku ka folur për mënyrën se si qeveria shqiptare po menaxhon pandeminë e shkaktuar nga Covid-19.
Kokëdhima tha se pandemia po menaxhohet shumë keq dhe se Rama është një autokrat që nuk dëgjon askënd.
“Së pari njëherë, kjo qeveri ka vazhduar kulturën e qeverisjes së shkuar të shtetit, pa transparencë, pa vizion, pa projekte të qarta, pa përgjegjësi publike. Kështuqë është rast t’ja përsëris qeverisë, kërkesën e Partisë Zgjidhja, që asnjëherë nuk është vonë, t’i japë vendin e duhur ekspertëve, shkencëtarëve, figurave të shquara, njerëzve me integritet. Të mos jenë ato komitetet dhe task forca të mbushura me militante partish, por me njerëz me integritet të lartë.
Mendoj që kjo pandemi, është menaxhuar shumë keq. Nuk e bëri qeveria pandeminë, por mënyra se si po qeveriset dhe drejtohet puna, është me pasoja jashtëzakonisht të rënda”, tha Kokëdhima.
Lidhur me paketat ekonomike, Kokëdhima tha se ato janë të pamjaftueshme dhe se ndihma e qeverisë shqiptare, është më e vogla në të gjtihë kontinentin europian.
“Janë tërësisht të pamjaftueshme. Ka shumë njerëz që nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Ka shumë njerëz, që kanë humbur vendet e punës dhe nuk kanë përfituar një mbështetje. Ajo mbështetje është në masë tepër të vogël, është mbështetja më e ulët që është dhënë në kontinentin Europian. Nuk ka asnjë shembull tjetër, që mbështetja të jetë kaq modeste dhe e vogël.
Nëse i kanë dhënë pagën 26 mijë lek, kush është logjika që nuk ia kanë paguar sigurimet shoqërore këtyre mijëra njerëzve? S’ka asnjë logjikë. Shqipëria qeveriset në mënyrë autokratike, kjo është gjë e qartë. Edhe pandemia menaxhohet në mënyrë të njëjtë, nuk është model tjetër, nga ai që ka patur përpara pandemisë.
Masat për biznesin janë propagandistike, nuk kanë impakt reale në ekonomi.
Garancia sovrane, për t'i dhënë biznesit kredi për pagat, rezultoi zero, nuk funksionoi. Nuk ka biznese që marrin hua për të paguar pagat. Garancia e qeverisë, ajo garancia propagandistike, që do të shtyheshin kreditë për tre muaj, nuk funksionoi, nuk ndodhi. Nuk mund të bësh veprimet të tilla sikur je Zoti. Marrëveshjet mes operatorëve privatë kanë vlerë ligjore. Qeveria rregullon pasojat dhe jo të bëjë predikime.
Qeveria në mënyrë të mbyllur, me këtë zotërinë Ahmetaj, që s’ka pikë lidhje e ekonominë, ska pikë lidhje me sipërmarrjen, mbyllur në kështjellën brenda, bëjnë vendime që i shërbejnë për të manipuluar opinionin publik”, u shpreh Kokëdhima.
/TPZ.al/