TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ideja e hedhur nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, për uljen e pensioneve dhe pagave, në mëyrë që të përballohet kriza e shkaktuar nga Covid-19, ka shkaktuar reagime mjaft të ashpra.
Rama e ka komentuar këtë ide të Beqajt, duke e hedhur poshtë dhe u shpreh se nuk është një qëndrim zyrtar i qeverisë.
Kryeministri shtoi, se akuzat ndaj qeverisë lidhur me këtë çështje, e bëjnë për të qeshur.
Megjithatë, pensionistët që e kanë lexuar idenë e ish ministrit socialist, me siguri nuk u ka ardhur aspak për të qeshur.
"Nuk ka ulje pensionesh dhe rrogash, nuk ka. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, por qëndrimi zyrtar i qeverisë dhe i imi, nuk ka patur dhe nuk do të ketë për arsyet e stërthëna, prekje të pensioneve, apo të pagave, përkundrazi nëse preken vetëm do të rriten. Shkurt, thjesht, copë.
Është situatë e vështirë, kur duhet të përballesh me transformimin e një fjale të thënë diku, në një akuzë kundër qëverisë, kundër meje, që paskemi plan për të goditur rrogat dhe pensionet, skam gjetur rrugë tjetër, vecse të mos i marrim seriozisht dhe të qeshim pak me ta", tha Rama në një komunikim nga televizioni i tij personal ERTV.
/TPZ.al/