AKTUALITET, 29 Prill 2020, 20:35

Franca kalon shifrën e 24 mijë viktimave nga koronavirusi, 427 u shënuan në 24 orët e fundit

Franca kalon shifrën e 24 mijë viktimave nga koronavirusi, 427 u

Franca ka regjistruar edhe 427 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit, duke regjistruar në total 24 mijë e 87 të vdekur.

Por, lajm i mirë është se numri i pacientëve në spitale është në rënie pasi tashmë me COVID-19 në ambiente spitalore janë 26,834 të infektuar.

Po ashtu rënie ka dhe tek pacientët në terapi intensive pasi në total në Francë janë 4,207.