AKTUALITET, 29 Prill 2020, 18:46

VIDEO/ Revolta e nënave, Paloka: Rama bën cirk me dhimbjen e tyre!

VIDEO/ Revolta e nënave, Paloka: Rama bën cirk me dhimbjen e tyre!

Zv.kryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një shënim në profilin e tij në rrjetet sociale, ka akuzuar Edi Ramën se po tallet me nënat shqiptare, ndërsa paguan miliona lekë në ditë për klientët e koncesioneve.

Paloka ka postuar edhe një video me revoltën e nënave dhe grave që nuk dinë ku të gjejnë paratë për të ushqyer familjen, ndërkohë që Rama vazhdon të bëjë kllounin.

"Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët.

Ky klloun nuk e ka vendin në kryeministri. Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi dy milionë shqiptarë".