AKTUALITET, 29 Nëntor 2020, 15:52

Mbi 400 mijë viktima nga koronavirusi gjithsej në të gjithë Europën

Mbi 400 mijë viktima nga koronavirusi gjithsej në të gjithë

Mbi 400 mijë persona kanë vdekur për shkak të koronavirusit në të gjithë kontinentin e Europës.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se 8 muaj pas pandemisë, në Europë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, saktësisht 400 949 individë.

Pesë shtetet që kanë raportuar më së shumti vdekje janë: Mbretëria e Bashkuar (57 551), Italia (53 677), Franca (51 914), Spanja (44 668) dhe Rusia (39 068).

SHBA tashmë ka prekur shifrën e mbi 4 milionë personave të infektuar me Covid-19. Koronavirusi vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara, kurse të vdekurit në një ditë po shkojnë në 1 500 njerëz. Prej fillimit të pandemisë, autoritetet amerikane kanë regjistruar më shumë se 266 000 viktima me sëmundjen COVID-19.

Ekspertët shëndetësore kanë thënë se në SHBA, në rast se vazhdon ky ritëm dramatik i të infektuarve nga koronavirusi, mund të vdesin në 24 orë edhe mbi 3000 apo 4000 persona.

Teksa vala e dytë dhe tretë godasin hapësira të mëdha në botë, shpresat tani janë përqendruar në vaksinat e reja, të zhvilluara në Perëndim, të cilat mund të nisin të prodhuari në dhjetor dhe të jenë të gatshme për publikun e gjerë në mesin e vitit 2021.