TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar një foto nga Spitali i Gjirokastrës, ku po merr mjekim ushtari Edlir Goxhaj, i cili u asfiksua gjatë luftës me flakët në Jug të vendit.
Peleshi bën me dije se gjendja e ushtarit është e qëndrueshme, ndërsa ai vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve.
“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës. Mirënjohje për punën heroike të çdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgjë përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir!”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.
Në Gjirokastër zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar fshatin Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo. Ndërkaq në këtë qark u shënua edhe viktima e parë nga zjarri, ku ndërroi jetë 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ndërsa djegie në trup pësoi bashkëshortja e tij.