AKTUALITET, 29 Gusht 2021, 09:41

Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë të tjerë me afganë, ja ku janë strehuar 182 refugjatët

Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë të tjerë me

Kanë mbërritur në vendin tonë edhe dy avionë të tjerë me shtetas afganë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme, e cila njofton se kanë ardhur edhe 182 afganë të tjerë, duke e çuar në 417 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

Siç njofton Ministria e Jashtme, afganët e fundit të ardhur në Shqipëria pas mesnatës janë akomoduar në Qytet Studenti dhe në struktura hoteliere në Durrës.

“Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë.

Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë.

182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

[gallery ids="560617,560618,560619,560620,560621,560622,560623,560624,560625,560626,560627,560628,560629,560630,560631"]