AKTUALITET, 29 Gusht 2021, 09:13

E rëndë! 62-vjeçari në Gramsh gjendet i varur në banesë

E rëndë! 62-vjeçari në Gramsh gjendet i varur në

Një 62-vjeçar me iniciale Y.T. i cili jetonte i vetëm në banesën e tij në Gramsh është gjetur i varur mëngjesin e sotëm nga familjarët.

Policia njofton se tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e saj.

“Më datë 29.08.2021, rreth orës 07:00, në fshatin Valës, Grmash, në banesën e tij, është gjendur i vetëvarur nga familjarët, pa shenja dhune shtetasi Y.T, 62 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.