TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatos Lubonja bëri një analizë lidhur me dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Megjithatë ai është skeptik për efektivitetin që do të ketë Lleshi si minsitër për të luftuar krimin, duke qenë nën urdhrat e Ramës.
“Është ajo loja e shahut që thotë Rama, mbetet shumë e paqartë, megjithatë problemi kryesor mbetet vetë kryeministri dhe jo ministri. Ky ministër apo një tjetër mund të ndryshojë gjë në atë që ne kemi çështjen kryesore kapjen e shtetit nga krimi, mungesën e një policie të fortë. Më duket luftë politike. Por nuk duhet ta spostojmë vëmendjen te a zgjidhet apo jo Lleshi. Se dhe PD kishte një ministër para zgjedhjeve po s’bëri dot asgjë për të penguar vjedhjen e votës,” tha Lubonja.
Lleshi kërkoi t’i hiqet grada e Gjeneralit
“Jo nuk mendoj se kryeministri ka të drejtë në këtë kërkesë. Nëse duam një shtet që respekton ligjet, atëherë një gjeneral nuk mund të bëhet ministër. S’ka pse ndërrohen rregullat sa herë vjen një në pushtet. Është i rëndësishëm respekti i ligjit. Ndoshta ky është një ministër më i mirë por kjo s’ka të bëjë me ligjin. Mendimi im mbetet që ky gjeneral për faktin që ka qëndruar poshtë hundës së Ramës për 5 vite, se ka pasur shumë probleme, s’ka ngritur njëherë zërin kështu që do ishte ministër kukull. E problemi mbetet sërish kryeminsitri.”
Nëse luftohet krimi, ka të bëjë me vullnetin e kryeministrit?
“Mendoj se Meta duhet ta kishte deklaruar që në fillim këtë se është një argument që nuk kishte pse i fshihej publikut. Interpretimet janë të shumta. A kishte ndonjë qëllim tjetër Meta? Këtë nuk e dimë, se mund të kemi të bëjmë me pazare e gjëra. Por kjo tymnajë na largon nga problemi i vërtetë. Se ne si me Lleshin si pa Lleshin duhet të largojmë rrënjët e krimit nga politika”.