TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dorëheqjes nga mandatit i deputetit, Mark Marku ka kritikuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për mënyrën se si ai po e drejton Partinë Demokratike.
Në emisionin “Opinion”, Marku tha se, Basha nuk mund ta sjellë PD-në në qeveri nëse nuk ndryshon, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor i kryedemokratit është të mbajë nën kontroll partinë.
Marku thekson se, Basha nuk reagon për të forcuar PD-në, duke pohuar se shoqëria shqiptare nuk mund të presë kreun e demokratëve për ndryshim.
Fevziu: Çfarë mendimi keni ju për Lulzim Bashën?
Marku: Si lider politik, në fakt, duhet të gjykoj nëse është djalë i mirë apo djalë i keq. Basha është modeli i ri në politik. Ai ka tentuar të drejtojë një parti berishiste. Këtë nuk e them në kuptimin negativ. Ai ka tentuar të bëj liderin e moderuar në një parti, e cila ka qe një formacion krejt tjetër, për shkak se Berisha i ka dhënë një formë të tillë.
Fevziu: E sjell Basha PD-në në qeveri?
Marku: Nëse ndryshon, e sjell. Një nga arsyet që dhashë dorëheqejen, është se unë nuk shikoja shenja dhe në momentin që nuk merr asnjë reagim mendon se është kot. Mendoj se qëllimi kryesor i Bashës është të kontrolloj partinë. Ai mund të rrijë në krye se ka durim, se është natyrë e tillë, por shoqëria nuk ka më hapësirë kohore për të pritur.
Fevziu: Cili ishte reagimi i kolegëve të tjerë?
Marku: Dy gjëra që më kanë bërë përshtypje. E para, kritika quhet si akt heroik, une e quaj si një akt të zakonshëm. Më thonë 'bravo se ti je trim'. Unë nuk e mbaj veten për trim. E dyta, të thonë shumë mirë, më kanë dërguar mesazhe, por kishin hall se mos unë jua nxjerr mesazhet dhe telefonin në WhatsApp. Nga ana tjetër, i thonë dhe liderit dhe strukturave.