TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra njerëz janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar kundër dënimit që dha dje Gjykata Supreme në Shkupit për “Grupin e Kumanovës”.
Protestuesit nga sheshi “Zahir Pajaziti”në Prishtinë, janë nisur drejt ambasadës së Maqedonisë në kryeqytet.
Vendimi i sotëm i protestuesve i parapriu procesit gjyqësor që zgjati për më shumë se dy vjet që nga 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e Trimave të Kumanovës ku një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë.
Nga të shtënat me armë humbën jetën tetë policë të njësiteve speciale, ndërsa 14 u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.
Të enjten gjykata maqedonase dënoi 33 të pjesëtarë të grupit të Kumanovës me gjithsej 746 vite burg dhe shtatë persona me burg të përjetshëm ku ndër ta ishin edhe nga Kosova.