AKTUALITET, 2 Mars 2020, 10:00

Krujë, vdekja e punëtorit në gurore, prangosen tre persona

Krujë, vdekja e punëtorit në gurore, prangosen tre persona


Tre persona kanë rënë në pranga një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në guroren e Krujës, ku një punëtor humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine ndërsa një tjetër u plagos.

Ende nuk dihet identitetet e të arrestuarve ndërkohë që mësohet se ata do të japin llogari për shpërthimin pa leje që u bë një ditë më parë në guroren e Krujës, gjë që rezultoi fatale për punëtorët.

Gurorja ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është në pronësi të biznesmenit Klemend Murataj, ndërsa administrohej nga prokurori Neritan Jaupaj, i cili është shoqëruar në polici një ditë më parë për të dhënë sqarime për ngjarjen. Në polici është shoqëruar edhe një tjetër punëtor që ndodhej i pranishëm.

Asllan Jaupaj ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër, Gani Demnushi ka mbetur i plagosur dhe rrezikon të humbasë njërin sy.