AKTUALITET, 2 Mars 2020, 11:08

Drogë, trafik armësh, grabitje, shkatërrohet grupi kriminal, operacion në Shqipëri dhe pesë shtete të tjera

Drogë, trafik armësh, grabitje, shkatërrohet grupi kriminal,


Në orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet policore të Breshias kanë ekzekutuar mega operacionin e koduar "Kitchen" i koordinuar nga Shërbimi Qendror Operativ në bashkëpunim me repartet policore në Alessandria, Como, Monza, Brianza, Pavia, Ferrara e Verona si dhe me autoritetet policore të Shqipërisë, Belgjikës, Gjermanisë, Rumanisë e Spanjës.

Ky operacion ka çuar në arrestimin e një grupi personash të akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafikun e lëndëve narkotike, magazinim e shitblerje droge, grabitje, dhunë e qëllimshme si dhe trafik e armëmbajtje ilegale.

Detajet e këtij operacioni priten të zbardhen pas konferencës së shtypit që do të mbahet rreth orës 11:00 në Prokurorinë e Breshias.