AKTUALITET, 2 Mars 2020, 09:10

Rreziku nga koronavirusi, SHBA ndalon fluturimet drejt Milanos

Rreziku nga koronavirusi, SHBA ndalon fluturimet drejt Milanos


Rastet e të sëmurëve më coronavirus janë përhapur tashmë në të gjithë Botën, ndërsa Italia regjistron 1.500 të prekur nga ky virus.

Në këto kushte, janë të shumta kompanitë ajrore që kanë ndërprerë fluturimet me vendet e infektuara nga koronavirusi. Raportohet gjithashtu se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndalur fluturimet drejt Milanos.

Situata në Itali është aq emergjente, sa në Lombardi pritet të thirren në punë edhe mjekët që kanë dalë në pension, siç raportojnë mediat italiane.

Ndërkohë, një ditë më parë Kryeministri Giuseppe Conte, firmosi një dekret të ri me masat që duhet të merren në lidhje me situatën e krijuar, duke pezulluar kështu të gjitha eventet publike, të paktën deri në 8 mars.