TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manchester United bën detyrën ndaj Watfordit në “Old Trafford”, fiton 3-0 dhe i merr vendin e pestë Tottenhamit. “Djajtë e Kuq” vazhdojnë t’i bëjnë presion Chelsea-t për vendin e katërt, por nuk përjashtohet mundësia që të arrijnë edhe Leicester Cityn e vendit të tretë, që ka grumbulluar nëntë pikë më shumë.
Bruno Fernandes, blerja e janarit e United, zhbllokoi takimin me penallti në minutën e 42-të, pasi pësoi një ndërhyrje të gabuar brenda zonës nga portieri mik.
Skuadra e drejtuar nga Solskjaer e mbylli ndeshjen në pjesën e dytë teksa shënoi edhe dy gola të tjerë me autorë Anthony Martial dhe Greenwood.
Më të njëjtin rezultat 3-0, Wolves iu imponua Norwichit në “Molineux Stadium”. Gjatë pjesës së parë e tundi dy herë rrjetën Jota, ndërsa në fillim të pjesës së dytë vulosi shifrat përfundimtare Jimenez.